Emina nis aktivitetin humanitar në Kosovë, rrëfen mes lotësh një histori prekëse

Mediale Vip

Emina nis aktivitetin humanitar në Kosovë, rrëfen mes lotësh një histori prekëse

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 08:34
Emina Çunmulaj

Emina Çunmulaj së fundi ka udhëtuar në Kosovë.

Emina Çunmulaj me të arritur në Kosovë, ka mbajtur një konferencë për medie.

Në këtë konferencë, modelja shqiptare foli për aktivitetin humanitar që ka nisur bashkë me shoqatën bamirëse “Fundjavë Ndryshe”.

Në një kronikë të përgatitur nga media shihet se si Emina mes lotësh rrëfeu një histori prekëse nga një vizitë që i kishte bërë një familjeje në nevojë.

“Si është e mundur që plaka që nuk ka bukë me hangër, kujtohet e më thotë mua kthehu e hajde për Bajram. Kjo është diçka që sa të jam gjallë do më mbetet në mendje”, thotë Emina.

Për ndryshe, “Fundjavë Ndryshe” ka shtrirë aktivitetin humanitarë në të gjitha trojet shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat