Stresi feston ditëlindjen: Dhurata më e mirë që mora ishte liria

Mediale Vip

Stresi feston ditëlindjen: Dhurata më e mirë që mora ishte liria

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 09:01
Stresi

Stresi dje u lirua nga burgu pas tetë muajsh arrest.

Gjykata e Tiranës mori vendim që reperi të lirohet me kusht, ndërsa lirimit të tij i janë gëzuar familjarë, miq e kolegë.

Ai ka publikuar së fundi një video në rrjete sociale, në të cilën tregon se si u prit ai para burgut dje.

Datë e veçantë për Stresin është ngase ai feston ditëlindjen, ndërsa përmes postimit që bëri në Instagram thotë se liria është dhurata më e mirë që e mori.

“Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time ,miqtë dhe të afërmit ditlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira.Dhurata mē e mirë qe morra për ditēlindje ishte LIRIA !! I JUAJI ARKIMED LUSHAJ (STRESI) ”, shkruan reperi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat