Ju prezantojmë Valdet Luka, artistin e hitit " Amerika"

Mediale Vip

Ju prezantojmë Valdet Luka, artistin e hitit " Amerika"

Nga: Maksim Gjokaj Më: 15 qershor 2019 Në ora: 11:58
Valdet Luka

Ai është një artist i kompletuar, nga një muzikant shumë i mirë në një këngëtar me një zë vërettë të bukur. Po flasim për këngëtarin Valdet Luka, me origjinë nga Ulqini por që jeton mes vendlindjes dhe Amerikës duke e ndarë vitin në gjysëm.

Ai sapo ka sjellë një hit të bukur në bashkëpunim me Shemin, ku për këtë ide kur janë takuar në Nju York për festën e Vitit të Ri organizuar nga Albis Party kanë menduar dhe vetëm pak ditë më parë ka ardhur kënga e tyre “Amerika”. Mësojmë se teksti dhe muzika është punuar nga mjeshtri Besim Bunjaku, orkestrimi Ermal Krasniqi, ndërsa video e bukur është punuar në Ulqin nga Gëzim Mavriqi.

Valdeti ka 20 vite që merret me muzikë shumë i angazhuar kudo në Amerikë gjatë dimrit dhe në Ulqin gjatë verës.

Artisti e don shumë muzikën sa e quan profesion e sa pasion, por noromalisht duke jetuar me të dhe duke pasur një eksperiencë shumë të madhe duke qenë një prej artistëve më të kërkuar sidomos për mbrëmje dhe damsat shqiptare, pasi ia thotë shumë bukur muzikës popullore.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat