Vajza e Remzies absolvente, këtë drejtim po përfundon 

Mediale Vip

Vajza e Remzies absolvente, këtë drejtim po përfundon 

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 13:34
Familja e Remzie Osmanit

Vajza e këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmanit, Riola sivjet është absolvente.

Këtë mbrëmë përmes një imazhi të hedhur në instastory e ka bërë të ditur këngëtarja. “Absolventja ime”, ka shkruar këngëtarja mbi fotografinë e bukur të Riolës, krahas së cilës ka lënë edhe disa emoj të dashurisë.

Edhe djali i Rezmies, Hamza ka publikuar imazhin e motrës, krahas së cilit ka bërë të ditur se Riola po kryen drejtimin e arkitekturës. “Arkitektja e shpisë”, ka shkruar Hamza sipër imazhit të motrës, me ç’rast ka lënë edhe disa emoj.

Kujtojmë që në muajin prill familja e këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmanit është bërë mjaft e përfolur në media, pasiqë këngëtarja ka martuar djalin. Remzie Osmani është  e martuar prej vitesh dhe ka dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat