Marsida Jukni ecën me hapa galopante në art... tani një klip me emrat më të njohur në Zvicër...!

Mediale Vip

Marsida Jukni ecën me hapa galopante në art... tani një klip me emrat më të njohur në Zvicër...!

Nga: Maksim Gjokaj Më: 15 qershor 2019 Në ora: 13:44
Marsida Jukni, Dini Casanova

Vetëm pak ditë më parë, modelja dhe aktorja e re por shumë e talentuar Marsida Jukni publikoi të rejat nga fushat ku ajo punon dhe ishin jo pak por dy sipërmarrje mjaft të bukura dhe të vlefshme për të.

Ajo do jetë protagoniste në një film-dokumentar bazuar mbi ngjarje të vërtetë të ndodhur në fshatin Doberqan të Gjilanit me titull “Ku je” një realizim i televizionit “Syri Blue” në Zvicër.

Marsi gjithashtu lajmëroi pjesëmarrjen e saj si e deleguar nga Shqipëria në eventin e modës “Top Model Universe 2019”. Surprizat e Marsit nuk paskan të sosur sepse ajo lajmëroi edhe pjesëmarrjen në një klip të ri me një këngëtar e fotograf që jeton e punon në Zvicër Dini Casanova ku edhe do të zhvillojë një set të ri me foto profesionale.

Ky klip gjithashtu do të realizohet nga RTV Syri Blue në Zvicër dhe Marsi në asnjë moment nuk harron të falënderojë menaxherin e këtij televizioni Musa Sylejmani i cili ka qenë mbështetje shumë e madhe për të që në fillimet e karrierës së saj! Sukse Marsi dhe Dini Casanova në klipin e ri!BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat