Pozon krejt e zhveshur për revistën Playboy punonjësja e qeverisë

Mediale Vip

Pozon krejt e zhveshur për revistën Playboy punonjësja e qeverisë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:03
Anna Anufrieva, 27 vjeçe nuk ka hezituar të pozojë nudo për revistën me famë botërore Playboy

Një punonjëse e qeverisë ruse ka shkaktuar zemërim në vend pasi është shfaqur nudo gjatë një seti fotografik për revistën Playboy.

Anna Anufrieva, 27 vjeçe nuk ka hezituar të pozojë nudo për revistën me famë botërore Playboy, madje ajo ka shkuar edhe më tej bën me dije agjencia e lajmeve 72.ru, pasi ka shprehur dëshirën se në të ardhmen dëshiron ta largohet nga Rusia dhe të shkojë në një vend të Europës. Përveç fotove, kjo deklaratë ka shkaktuar indinjatë dhe zemërim të madh në Rusi.

Image

Anna, nga qyteti Tyumen, ka aplikuar në konkursin që është online në internet i bërë nga revista Playboy duke shpresuar që të fitojë të jetë në kalendarin vjetor të botimit.

Në një prononcim për mediat vendase ajo është shprehur se kishte dëshirë të merrte pjesë në konkurs dhe kjo e bënte më të guximshme.

“Ky është një hap i guximshëm për mua. Në jetën e përditshme unë jam një nëpunëse civile, puna ime nuk pasqyron botën time të brendshme”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat