Jonida Vokshi, dasmë VIP në shtator, çifti në kontradita për vendbanimin si të martuar - Bota Sot
Jonida Vokshi, dasmë VIP në shtator, çifti në kontradita për vendbanimin si të martuar

Mediale Vip

Jonida Vokshi, dasmë VIP në shtator, çifti në kontradita për vendbanimin si të martuar

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:21
Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Jonida Vokshi ka thyer një tabu në televizionet shqiptare, duke ftuar të fejuarin Besnik Krapi në emisionin e saj, ku e ka intervistuar për çështje personale të jetës, pjesë e së cilës është dhe ajo vetë si nusja e ardhshme e tij.

Ajo ka vendosur që të kenë një kujtim të bukur së bashku në ekran, duke e pyetur të fejuarin për veten direkt në emision, madje duke i kërkuar dhe një puthje në buzë. Që të dy kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale çaste nga montazhi i intervistës, në të cilën ata japin lajmin se kanë vendosur të martohen në muajin shtator.

Moderatorja, krahas videos që ka publikuar në “Instagram”, shkruan se më në fund i ka ardhur rasti që ta vërë në siklet partnerin e saj. Ndërkohë, vetë Besniku zbuloi se i ka ndërprerë disa herë xhirimet e intervistës prej sikletit nga pyetjet e tipit “A do doli nusja siç e prisje?” Ai postoi një video, ku shfaqej duke u puthur me “ma të bukurën prej t’bukurave”, siç e cilëson ai partneren e tij, Jonidën.

Por ndërkohë që çifti ka nisur përgatitjet për ceremoninë VIP që thuhet se do të organizohet në Tiranë, miq të çiftit kanë treguar për “Panorama Plus” se ata tashmë janë duke diskutuar vendbanimin si të martuar, duke qenë se Jonida e ka karrierën në Tiranë, dhe Besniku në Prishtinë. Nuk dihet se kush nga të dy do të dalë i fituar, pra, Jonida do të shkojë nuse në Kosovë, sipas traditës, apo Besniku do të jetë dhëndri që do të ndjekë Jonidën në Tiranë.

Jonida Vokshi e dha lajmin e madh se do martohet në momentin që askush s’e priste. Aktorja dhe moderatorja këtë herë nuk e ka fshehur më faktin se tashmë ka marrë vendimin e madh për të shkuar në altar me të dashurin e saj të zemrës, aktorin dhe producentin e njohur nga Kosova, Besnik Krapin. Edhe pse është përfolur disa herë për lidhje me emra të njohur, duket se mendjen plotësisht ia mbushi djali simpatik, Besniku.

Jonida deklaroi fillimisht në emisionin e Ermal Mamaqit se jo vetëm që janë në një lidhje, por se shumë shpejt ata do të martohen, që do të thotë se 2019-ta do i gjejë të martuar. Duke folur gjerë e gjatë për karrierën e saj, ajo rrëfeu detaje nga historia e saj e dashurisë, duke qenë se të dy kanë qenë aktorët hit të serialit “O sa mirë” në dy sezonet e para, përkatësisht Jonida në rolin e vajzës nga Tirana (Elizabeta), dhe Besniku në rolin e prizrenasit (Mesuti).

Dhe duket se është pikërisht ky serial zanafilla e lidhjes, fakt që e ka pranuar dhe vetë Jonida, duke folur për shikimet e para e para që shkëmbyen, dhe takimet që pasuan flirtin e fillimit. “Unë me Besnikun jam njohur te seriali ‘O sa mirë’, pasi ishim të dy pjesë e kastit. Kemi qenë miq në fillim, duke u njohur dhe duke kaluar kohë bashkë u dashuruam. Si dy të dashuruar vjen një moment që konkludohet dashuria”, tha Jonida.

E sakaq që Jonida bëri deklaratën në Tiranë, nuk vonoi dhe çifti e inauguroi dhënien e lajmit me udhëtimin e tyre në Kanë, për të parakaluar në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit, ku marrin pjesë çdo vit artistët më të famshëm të botës. Po kush është Besnik Krapi në Kosovë, që vendosi të bëhet dhëndër në Tiranë? Vitin e kaluar ai u emërua drejtues “Priforum”, një departament i ”PriFest”, aktivitetit të rëndësishëm të kinemasë në Kosovë.

Pas emërimit si Drejtor i “Prishtina Film Forum”, plaformës së industrisë së filmit në kuadër të “PriFest” – Prishtina International Film Festival. Me marrjen e detyrës së re, të udhëhequr prej 10 vitesh nga Fatos Berisha, ai u shpreh: “Më duhet të them se përveç se jam i nderuar me ftesën për të qenë udhëheqës i ‘PriForum’ jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe në të njëjtën kohë ndiej përgjegjësi të madhe për angazhimin tim në këtë post”. Besnik Krapi është njëri nga producentët më të talentuar të Kosovës.

Ai në vitin 2010 themeloi kompaninë e tij të produksionit të filmit, duke prodhuar filma të shkurtër, dokumentarë dhe së fundi ka përfunduar filmin e tij të parë të metrazhit të gjatë “Fusha e mëllenjave”, prodhim i Kosovës me bashkëprodhues Britaninë e Madhe dhe Shqipërinë. Momentalisht, është në fazën e realizimit të filmit të dytë me metrazh të gjatë “Looking for Venera” nga Norika Sefa.

Besniku ka punuar në shumë bashkëprodhime në rajon dhe jashtë, përfshirë këtu filmin “Shok” të nominuar për “Oscar” nga Jamie Donoughue. Si producent i ri ka arritur të punojë me shumë regjisorë të njohur, përfshirë këtu: Isa Qosja (Skype), Jamie Donoughue (Shok), Blerta Zeqiri (Martesa), Fatos Berisha (Cirku Fluturues), Florenc Papas (Open Door), Antoneta Kastrati (Zana), Edon Rizvanolli (Unwanted).

Mesa duket, Jonida si aktore dhe prezantuese televizive, që punon edhe si pedagoge pranë Universitetit të Arteve në Tiranë, e ka parë Besnikun më afër profesionit të saj për ta pasur jo vetëm bashkëshortin që e kupton, por edhe bashkëpunëtorin për projekte kinematografike. Në eventin e fundit të “Prifest”, ata bashkëpunojnë si producenti me moderatoren.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...