Fjodora Fjora zbulon moshën dhe duket shumë më e re!

Mediale Vip

Fjodora Fjora zbulon moshën dhe duket shumë më e re!

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:39
Fjodora Fjora

Fjodora Fjora është një ndër gazetaret më të njohura të kulturës në Shqipëri. Fjora nuk është nga ato vajza të njohura që ‘bërtet’ sa herë bën një dalje publike por ama gjithmonë ia del të tërheq vëmendjen me imazhin gjithmonë të kuruar dhe veshjen e goditur për çdo rast e event.

Por pak kush e di se çfarë moshe ka moderatorja e emisionit “Chic” derisa dikush e pyeti në rrjetet sociale dhe ajo pa ndroje u përgjigj.

“41 dhe i mbaj me nder”, shkruan gazetarja duke na habitur të gjithëve pasi që duket shumë më e re në moshë nga sa qenka në të vërtetë.

Image

Fjodora ka zbuluar gjithashtu se si ia del të ketë në jetë e ekran ‘një qetësi olimpike’ dhe gazetarja ka treguar se përpiqet të ruajë qetësinë dhe t’i zgjidh gjërat me një buzëqeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat