Pasi Labi u dekorua dje nga kryeministri Haradinaj, kështu reagon Shyhrete Behluli

Mediale Vip

Pasi Labi u dekorua dje nga kryeministri Haradinaj, kështu reagon Shyhrete Behluli

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 15:16
Pasi Labi u dekorua dje nga kryeministri Haradinaj, kështu reagon Shyhrete Behluli

Labinot Tahiri dje mori medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Labi u shpreh mirënjohës për këtë nder që iu bë, ndërsa pranoi shumë urime nga fansat dhe kolegët.

Në mesin e kolegëve të estradës që e uruan këngëtarin ishte edhe Mozzik dhe Shyhrete Behluli, kjo e fundit i tha Labit se ka zemër të madhe.

“Urime Lab, se ti vertet ke zemer te madhe!”, ka shkruar ajo.

Ndërsa Labi nuk vonoi dhe ia ktheu “E madhja Shyhrete Behluli, te falenderoj per komentin tënd ndaj emrit tim. Vërtet jeni artiste e çmuar dhe dini të çmoni njerëz. Respekt”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat