Armend Rexhepagiqi i rikthehet publikut duke performuar live në klub nate

Mediale Vip

Armend Rexhepagiqi i rikthehet publikut duke performuar live në klub nate

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 16:12
Armend Rexhepagiqi

Rikthimin në skenë e shënoi duke kënduar si mysafir i këngëtares Tuna Sejdiu në albumin e saj të ri “Fortuna”.

Kjo dyshe vendosën të risjellin bashkë një këngë të vjetër të Rexhepagiqit, këngën “Harrova”, duke bërë ca ndryshime të vogla në orkestrim.

Mirëpo mbrëmjen e kaluar, në hapjen e klubit të natës ‘Zone Club’ në Prishtinë, Rexhepagiqi pas shumë kohe i është rikthyer këngës duke performuar live për publikun.

Përveç se ka kënduar një duet me Tunën, artisti ka vendosur të dalë edhe vet, ku ka kënduar këngën “Dashurinë ku e kam”.

Kjo është edhe hera e parë që Rexhepaqiqi interpreton në kontakt direkt me një publik të madh, i cili sigurisht e dinte përmendësh këtë këngë ikonike të tijën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat