Blerina Beka habit: Edhe 55-vjeçaret në Kosovë i mbjellin...

Mediale Vip

Blerina Beka habit: Edhe 55-vjeçaret në Kosovë i mbjellin...

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2019 Në ora: 17:10
Blerina Beka habit: Edhe 55-vjeçare në Kosovë i mbjellin...

Kosova ka ndryshuar shumë në vitet e pasluftës, sidomos ka “huazuar” edhe një kulturë të botës perëndimore. 

Të njohësh zanatin apo të përsosesh në aspektin më të mirë të mundshme profesional, gjithsesi se duhet të kesh talent apo të jesh e lindur edhe për atë zeje por edhe të guxim që të përballesh me sfida! 

Image

Jo vetëm vajzat e reja apo të moshës së mesme, apo edhe nuset, por edhe ato mbi moshën 50-vjeçare, i mbjellin thonjtë për një arsye, që të duken më bukur apo siç komplimentohen shoqet apo mikeshat: Të dukesh më seksi. 

Ferizajasja Blerina Beka tregon se ky zanat është i mundimshëm, por që e kryen me shumë krenari, për faktin se e bëjnë krenare që pa dallim moshe shkojnë e mbjellin thonjtë.

Më interesant është që ka edhe gra mbi 55 vjeç që shkojnë i rregullojnë thonjtë, veçori e rrallë por që po futet gjithnjë në zemra edhe të grave tjera! 

“Kjo është shumë atraktive kur edhe të moshës 55-vjeçare që mbjellin thonjtë dhe janë shumë falënderuese”, tha Blerina. 

Image

Jo vetëm gjeneratat e reja, por edhe ato në moshë janë të fokusuar në thonj, sepse thonjtë estetik janë edhe një pasqyrë që të duken mirë edhe duart dhe të jesh pak më ndryshe në shoqërinë pavarësisht a je mes familjarëve apo miqve ose shoqeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat