Dhimbja e nënës së “Salome-s“ në përcjelljen e të bijës së ndjerë

Mediale Vip

Dhimbja e nënës së “Salome-s“ në përcjelljen e të bijës së ndjerë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 18:11
Edith Gonzales

Përcjellja e Edith Gonzales në banesën e fundit, është ngarkuar nga momente dramatike.

Të pranishmit në ceremoni u tronditën nga fjalët e fundit të së ëmës për aktoren. Ofelia Fuentes nuk e mbajti dot veten; ajo ishte pushtuar nga dhimbja, dhe përsëriste vazhdimisht mes lotëve:

“ Më iku vogëlushja ime“..

Image

Edith kishte interpretuar në mjaft role televizive, por ai që e bëri më të njohur ishte seriali “ Salome“. Aktorja la pas vajzën adoleshente, Constanza dhe të shoqin, Lorenzo Lazo Margáin.

Edith u diagnostikua në 2016-tën me kancer; sëmundja ishte në fazë të avansuar dhe pavarësisht ndërhyjeve kirurgjikale, ajo në fund, fatkeqesisht, nuk arriti ta fitonte këtë betejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat