Fansat besojnë se me këngën e re, Swift e provokon presidentin Trump

Mediale Vip

Fansat besojnë se me këngën e re, Swift e provokon presidentin Trump

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 19:13
Taylor Swift

Taylor Swift e ka publikuar këngën e re me titull “You Need To Calm Down”, e cila është pjesë e albumit të ardhshëm me titull “Lover”.

Ndërsa, siç transmeton Cosmopolitan, fansat e saj janë të bindur se me këngën e re, ajo e provokon presidentin amerikan, Donald Trump.

“Ti je dikush që nuk njohim, ndërsa i sulmon miqtë e mi si një raketë. Pse je i hidhëruar?”, është një pjesë e këngës së saj.

Është interesant fakti se kënga e re e Swift është publikuar në ditëlindjen e Trumpit, gjë që i ka befasuar fansat e këngëtares.

Taylor e ka publikuar këtë projekt si një formë e reagimit ndaj qëndrimeve politike, të cilat kërkon të ndryshohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat