Shuhet regjizori i madh, frymëzimi i gjeneratave të tëra!!! - Bota Sot
Shuhet regjizori i madh, frymëzimi i gjeneratave të tëra!!!

Mediale Vip

Shuhet regjizori i madh, frymëzimi i gjeneratave të tëra!!!

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 19:49
Franco Zeffirellin

Nëse do të flitet për kinematografinë italiane, e më saktë, atë pjesë të saj që i kapërceu kufijtë e vendit duke lënë gjurmën e vet në memorien e të gjithë botës, do të jetë e vështirë të mos mendosh për Franco Zeffirellin.

Regjizori i madh është shuar në moshën 96 vjecare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme filmash që janë kthyer në ikonë për brezat. Dy herë kandidat për Oskar, Zeffirelli u kthye në frymëzim sidomos pë rata që studionin dramaticitetin shekspirian.  Punoi me yje si Elizabeth Taylor e Judy Dench, ndërsa kujtohet mbi të gjitha për përshtatjen e bërë në 1968-tën Romeo dhe Xhuljetës, me aktorët Leonard Whiting dhe Olivia Hussey.

I biri i paligjshëm i një tregtari, nëna e tij i dha mbiemrin “ Zeffiretti“  ( puhiza të lehta) në certifikatën e lindjes, por punonjësit atje e shkruan gabim. Frymëzimin, ajo e kishte marrë nga një opera e Mozartit, dhe Zeffirelli vetë do të kthehej në një adhurues të madh te operës, e vuri në skenë më shumë se 120 të tilla gjatë karrierës së gjatë të tij.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...