Nesër publikohet dokumentari i Ritës nga vizita e saj në Kosovë

Mediale Vip

Nesër publikohet dokumentari i Ritës nga vizita e saj në Kosovë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 20:00
Rita Ora

Rita foli edhe njëherë për eksperiencën e saj Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora, në muajin prill ka vizituar Kosovën, vendlindjen e saj. Këtë eksperiencë të jashtëzakonshme, ajo e ka dokumentuar në një film, i cili do të transmetohet nesër (e diel). Në një intervistë për The Daily Mail, foli për vizitën e saj të veçantë dhe emocionuese në Kosovë.

Këngëtarja 28 vjeçare, tregoi se u detyrua të largohej nga vendi i lindjes si fëmijë së bashku me familjen e saj nga konflikti serbo-shqiptar, ndërsa tha se udhëtimi i saj për në vendlindje dhe takimi me të rinjtë, nënkupton gjithçka për të. “Familja ime u detyrua të largohej nga Kosova për shkak të konfliktit në kërkim të sigurisë dhe shanceve më të të mira për të ardhmen.

Sot, është e mrekullueshme ta shohësh Kosovën në paqe dhe të shohësh që fëmijët kanë më shumë qasje në kujdesin shëndetësor dhe edukim”, tha ajo për dailymail. Ky dokumentar do të transmetohet në “Soccer Aid” për UNICEF në ITV këtë të diel. 

Image

Sa ka qenë në Kosovë, artistja shqiptare ka mbajtur edhe një fjalim para publikut.

“Faleminderit shumë. Përshëndetje të gjithëve, jam shumë e lumtur që jam këtu. Kam qenë në Kosovë, tanimë për dy ditë dhe kam pasur një udhëtim të mrekullueshëm me UNICEF-in, kemi ndërtuar një rrugëtim magjeps këto ditë dhe duhet të them që programi Upshift dhe ajo çka ka bërë UNICEF-i të përjetoj dhe të takojë disa nga ju ishte me të vërtetë inspiruese. Kam kaluar kohën më të mirë duke mësuar gjëra për rininë e Kosovës dhe po mundohem të kuptoj në mënyrë që t’i ndihmoj, të inspiroj dhe të mbështesë kulturën dhe rininë. Jam shumë e nderuar që jam këtu dhe të takojë heronjtë e mrekullueshëm që punojnë në kuadër të UNICEF-it…Jam shumë e lumtur dhe krenare që jam nga këtu dhe mezi po pres të mbështesë rininë e shtetit tonë.”, ka thënë këngëtarja shqiptare përgjatë një fjalimi të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat