Enca flet për bashkëpunimin me Muharrem Ahmetin

Mediale Vip

Enca flet për bashkëpunimin me Muharrem Ahmetin

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 22:30
Enca në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin

Këngëtarja tregon se si u munduan ta mbanin sekret bashkëpunimin.

Muajin e kaluar Enca në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin kishin sjellur këngën ‘Hajde’.

Të dy këngëtarët ishin të ftuar në emisionin ‘Xing’ ku folën rreth asaj se si erdhi bashkëpunimi mes tyre.

Këngëtarja madje tregoi se si u munduan ta mbajnë sekrete bashkëpunim deri dy ditë para lansimit.

‘I thashë Muharremit që bashkëpunimin do ta zbulojmë dy ditë para sepse askush nuk do ta presë dhe doja ta merrnin vesh në momentin e fundit . I thash mos hidh asnjë foto dhe mos ma bë follow që të mos dyshojnë. Pa merak tha. Pas disa orësh thash të futem në Instagramin e Muharremit kur shohë kishte postuar 9 foto me mua, kishte shkruajtur edhe ‘Enca-Rema së shpejti me një suprizë.” U shpreh 23 vjeçarja gjatë intervistës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat