Aktorja e njohur e Hollywood me origjinë shqitpare Eliza Dushku së bashku me bashkëshortin e saj Peter Palandjian do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë.
Aktorja ka qenë shumë aktive në ‘Instagram’ dhe fotot me bashkëshortin e saj dhe me barkun e rrumbullakosur nuk kanë munguar gjatë gjithë kësaj kohe.
Ditën e djeshme aktorja ka publikuar një foto ku tregon se është në muajt e fundit të shtatzënisë ku mund të themi me plot gojën se ajo shkëlqen.
’Si kanë ndryshuar kohët’ ka shkruajtur aktorja krahas fotos ku tregon barkun e rrumbullakosur në muajin e tetë.