Daniel Craig i është rikthyer palestrës.
Llogaria zyrtare e James Bond në Instagram, ka ndarë një fotografi të aktori 51 vjeçar ku shihet teksa po stërvitet, pas lëndimit në këmbë gjatë xhirimeve të filmit.
“Daniel Craig goditi palestrën fort. Duke u bërë gati për xhirimet e javës së ardhshme”, shkruan nën fotografi.
Muajin e kaluar u zbuluar se Daniel pësoi lëndim gjatë setit të Bond 25 në Xhamajka.
Ai kohën e fundit iu nënshtrua një operacioni për lëndimin dhe tani është duke u përgatitur për t’u kthyer në set.