Urimi i Milaim Zekës për gruan e tij ju lenë pa fjalë

Mediale Vip

Urimi i Milaim Zekës për gruan e tij ju lenë pa fjalë

Nga: N.Sh Më: 17 qershor 2019 Në ora: 08:30
Milaim Zeka, Edlira dhe fëmijët e tyre

Gruaja e deputetit të Kosovës, Milaim Zekës e ka sot ditëlindjen.

Zeka për ditëlindjen e gruas së tij, Edlirës ka zgjedhur disa fotografi dhe fjalë të bukura për të ia uruar.

Edhe pse Zeka nuk e ka problem të flas për shumë çështje, kësaj radhe thotë se e ka vështirë të përdorë fjalën “të dua”.

“Si katundar i lindur, po edhe si njeri që besoje në dashuri, e kam të vështirë të përdorë shpesh fjalën te dua, ama përnjëmend te dua pafundësisht”, shkruan Zeka, në urimin e tij për Edlirën.

“E dashura Edlira

Sot e ke ditëlindjen. Engjëjt që i kemi sjellur ne jete ta uruan ora 24.00. Unë po ta uroje sot.

Dije se ti je gjysma ime. Ti je pjesa qendrore e trurit, zemrës dhe shpirtit tim.

Si katundar i lindur, po edhe si njeri që besoje në dashuri, e kam të vështirë të përdorë shpesh fjalën te dua, ama përnjëmend te dua pafundësisht.

I bëfsh 100. Zoti të dashtë vetëm të mira në jetë!”, shkruan deputeti i Kosovës dhe kryetari i Partisë Euroatlantike, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat