Melinda publikon momente të veçanta nga prapaskenat e klipit të ri me ‘Teta Gjylin’

Mediale Vip

Melinda publikon momente të veçanta nga prapaskenat e klipit të ri me ‘Teta Gjylin’

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 15:15
Melinda Ademi

Rep – artistja shqiptare, Melinda Ademi, ditë më parë lansoi këngën e re “Pika Pika”. Ky projekt i saj u mirëprit nga publiku dhe në YouTube numëron mbi tre milionë shikime.

Pjesë e kësaj kënge është edhe aktori Osman Azemi, i cili në klip shfaqet në rolin e Teta Gjylit. 23-vjeçarja në llogarinë e saj personale në Instagram ka publikuar disa nga prapaskenat e xhirimeve të këtij videoklipi.

Ajo shfaqet bashkë me aktorin e Stupcave, derisa po marrin disa poza para aparatit të fotografit të njohur, Agon Gjinofci.

“Duke bërë fotosesion me Teta Gjylin”, ka shkruar në njërën prej imazheve Ademi.

Melinda po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer për stilin e saj muzikor, e cila po ashtu ka nisur punën në projekte të tjera që pritet t’i lansojë në ditët në vazhdim.

Kujtojmë që javë më parë The New York Times i kishte dedikuar hapësirë reperes shqiptare në një artikull të quajtur “15 artistët pop evropianë të momentit”.

Artikulli në fjalë shkruan se Kosova ka një të ardhme të ndritur në muzikë falë yjeve me famë botërore si Dua Lipa dhe Rita Ora, gjersa vazhdimin e artikullit ia dedikon Melinda Ademit, dhe karrierës së saj në hip-hop.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat