Fatma zbulon dy gjërat që urren tek Alfio: Po thashë të tretën i bie të ndahemi

Mediale Vip

Fatma zbulon dy gjërat që urren tek Alfio: Po thashë të tretën i bie të ndahemi

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 15:34
Fatma Methahasni dhe Alfio Rrotani

Fatma Methahasni dhe Alfio Rrotani janë kthyer tashmë në një nga çiftet më të dashur e më të komentuar nga publiku shqiptar.

Moderatorja e njohur ka qenë e ftuar një ditë më parë në emisionin “BE Coffe”, ku ka zbuluar disa të pathëna për lidhjen e saj me shefin e njohur të kuzhinës.

Aktori i humorit, Bes Kallaku, e pyeti Fatmën se cilat janë gjërat që ajo urren tek partneri i saj. Fatma zbuloi vetëm dy prej tyre, pasi sipas saj nëse thoshte edhe të 3 i binte që të ndaheshin.

“Gërhet shumë, i shikon filmat gjithmonë me titra italisht (unë nuk e di mirë italishten). Kaq, se po thashë edhe të tretën pastaj, i bie të ndahemi…”, ka thënë moderatorja duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat