Marina Vjollca dhe Ghetto Geasy po kalojnë momentet më të lumtura të lidhjes bashkëshortore.
Lidhja e moderatorës dhe reperit zgjon interesim jashtëzakonisht të madh tek publiku, ngase janë ndër çiftet më të pëlqyera të shoubizit.
Çdo rast pushimi që u jepet çiftit, mundohen ta shfrytëzojnë maksimalisht duke udhëtuar kryesisht jashtë vendit, kësaj radhe ata po kalojnë disa ditë në shtetin anglez.
Bukuroshja shqiptare ka ndarë një moment romantik me bashkëshortin e saj në Instagram, ku shihen shumë të lumtur në praninë e njëri tjetrit.