Kate u frymëzua nga princesha Diana për veshjen në eventin Order of the Garter!

Mediale Vip

Kate u frymëzua nga princesha Diana për veshjen në eventin Order of the Garter!

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 20:21
Kate Middleton dhe princesha Diana

The Order of the Garter mbahet cdo vit ne kështjellën Windsor, dhe në site-n zyrtar të familjes mbretërore përshkruhet si Urdhri më I lartë dhe I vjetër Kalorsiak në Britaninë e Madhe. Zakonisht, në event merr pjesë shumica e pjesëtarëve të familjes mbretërore. Dukesha e Kembrixhit nuk mori dot pjesë vitin e kaluar, por këtë radhë pati një paraqitje dinjitoze, e cila duket ishte frymëzuar nga vjehrra e ndjerë e saj Lady Diana.

Diana kishte mbajtur një kostum të ngjashëm në 1995. Ashtu si ajo, edhe Kate e kombinoi veshjen me një palë vëthë me perla, cantë të zezë dhe kapele. Diana ishte së fundi frymëzim edhe për Melania Trump, e cila gjatë takimit me familjen mbretërore britanike këtë muaj, mbajti një veshje që të kujtonte ato të princeshës së larguar nga jeta tragjikisht.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat