Khloe e thërret në emër, Zaimina ndan gëzimin e saj me të gjithë

Mediale Vip

Khloe e thërret në emër, Zaimina ndan gëzimin e saj me të gjithë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 06:41
Zaimina dhe Khloe

Pak muaj më parë Zaimina festoi 1-vjetorin e vajzës së saj, Khloe. Sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë vogëlushja rritet dhe tashmë duket se ajo ka nisur të flasë fjalët e para.

Kjo është diçka e zakontë për një fëmijë, por jo mënyra se si Khloe i thërret mami Zaiminës.

Nëse ndonjë vogëlush tjetër do të thoshte mama apo ma, vajza e saj i thërret Zaiminës në emër.

Vajsari e ka zbuluar këtë gjë përmes një video të shkurtër në rrjete sociale. Ajo ka treguar se pasditen po e kalon me vajzën në një kënd lojërash dhe duket se nënë e bijë po e shijojnë shumë këtë moment.

Gjatë kohës që është duke luajtur Khloe e thërret Zaiminën në emër, por duke qenë se është shumë e vogël nuk arrin t’ja shqiptojë emrin mirë. “Zamina”, dëgjohet të thotë e vogla dhe këtë video Zaimina e ka shoqëruar me disa ‘emoji’ që qesh me lot, duke treguar se i pëlqen shumë mënyra se si e thërret e vogla.

Kujtojmë se Khloe është fëmija i parë i Vasjarit, prandaj të tilla momente si ky janë mjaft të veçanta për të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat