Oriola Marashi bëhet pjesë e brendit botëror “Guess”: E kam ëndërruar këtë moment

Mediale Vip

Oriola Marashi bëhet pjesë e brendit botëror “Guess”: E kam ëndërruar këtë moment

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 11:44
Oriola Marashi

Oriola Marashi është padyshim një nga modelet më të mira në Shqipëri, por duket se fama e saj i ka kaluar kufijtë shqiptar.

Modelja shqiptare dhe një nga femrat më të kërkuara, së fundmi është bërë pjesë e kompanisë prestigjioze ndërkombëtare, “Guess”.

Një femër e jashtëzakonshme dhe e përkushtuar ndaj artit, Marashi tashmë është pjesë e veprimtarive të rëndësishme rajonale, evropiane dhe botërore.

Me fotografitë që ka sjellë në bikini, modelja thotë disa fjalë, pasi iu realizua ëndrra e saj e fëmijërisë.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar dhe punuar shumë për këtë moment, dhe eksperienca me këtë ekip të mrekullueshëm ka qenë bekim në jetën time. E gëzuar që jam pjesë e ‘Guess’. Një falënderim i veçantë për të gjithë”, janë fjalët e Marashit.

23-vjeçarja ka paralajmëruar edhe futjen e saj në muzikë, andaj në të ardhmen mund ta shohim edhe pjesë të tregut tonë muzikor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat