U zbulua sa paguhet për një koncert, reagon Luana Vjollca

Mediale Vip

U zbulua sa paguhet për një koncert, reagon Luana Vjollca

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:40
Luana Vjollca

Luana Vjollca ka reaguar pasi u zbulua se sa paguhet për një koncert të vetëm.

Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar një lajm se Luana Vjollca paguhet 5 mijë euro vetëm për një koncert.

Thuhet se menaxheri i saj është Krenar Çoçaj dhe pikërisht kjo është arsyeja se përse po i shkon mjaft mirë edhe nga pagesat.

Përfshirja e saj në muzikë, duket e qëllimshme pasi me paraqitjet e saj në koncerte ajo fiton shumë.

Panorama Plus bën me dije se vetëm për një pjesmarrje, moderatorja merr plot 5 mijë euro.

Pas lajmit i cili po qarkullon kudo, nuk ka munguar edhe reagimi i vetë Luanës në Instagram.

“Puna juaj e madhe do të shpërblehet. Njerëzit e duhur do të shfaqen. Ëndrrat tuaja do të realizohen”, shkruan mbi foton e postuar dhe në Instagram pranë të cilës Luana ka thënë se kjo është pikërisht motoja e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat