Meghani rrëzon nga froni Kate; amerikania është zyrtarisht influencuesja më e rëndësishme mbretërore e modës në botë!

Mediale Vip

Meghani rrëzon nga froni Kate; amerikania është zyrtarisht influencuesja më e rëndësishme mbretërore e modës në botë!

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 17:30
Kate Middleton, Meghan Markle

Kur vjen fjala tek shija në veshje, të dyja e kanë treguar se ajo nuk i mungon aspak; megjithatë duket se nga dy dukeshat e familjes mbretërore britanike, ajo që arrin të tërheqë më shumë vëmendjen e njerëzve me kombinimet e saj, është Meghan Markle!

Dukesha e Sussex-it rezulton më influencë më të madhe në këtë drejtim sesa kunata e saj, Kate Middleton.

Sa herë që Meghani shfaqet në publik, veshjet që ajo mban tërheqin masivisht fansat dhe shiten në kohë rekord në site-t online.

Në 2018-tën, kërkimet në internet për Meghanin dhe stilin e saj të veshjes u rritën me 216%, ndërsa ato për Kate me 119%.

Veshja më e kërkuar e Meghanit rezulton ajo që mbajti në pritjen e organizuar me rastin e ditëlindjes së princit Charles.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat