Nga alkooli te makinat e vogla elektrike, Cazorla “spiunon” dasmën e Sergio Ramos

Mediale Vip

Nga alkooli te makinat e vogla elektrike, Cazorla “spiunon” dasmën e Sergio Ramos

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 18:35
Sergio Ramos dhe Pilar Rubio me femijet e tyre

Sergio Ramos u martua të dielën e kaluar me të dashurën e tij prej një kohe të gjatë, Pilar Rubio, në Seville. Një numër bashkëlojtarësh në “stacione” të ndryshme të karrierës së kapitenit të Real Madridit ishin të pranishëm në ceremoninë e dasmës, përfshirë edhe David Beckham.

Santi Cazorla, i cili e njeh më mirë se askush tjetër Ramos, që nga koha e tyre e përbashkët në kombëtaren spanjolle, ishte midis të ftuarve VIP. Ai ka folur për mbresa të shkëlqyera nga kjo ngjarje, e cila ngëtheu interesin e mediave të gjithë botës, jo vetëm atyre spanjolle.

Rezulton se edhe futbollistët e duan një martesë të madhe, ashtu si ne të tjerët. Fundja, cili nuk do ta donte me “valencat” e Sergio Ramos, protagonist elitar publik brenda dhe jashtë fushës së blertë! "Pas rum (pije alkoolike e distiluar, e prodhuar nga nënproduktet e sheqerit, nga një proces fermentimi, zakonisht i vjetëruar në fuçi lisi), unë kalova tek ëmbëlsirat me çokollatë. “Churros” ishin të mahnitshme, - tregon Santi Cazorla. 

- Do të ishte e pakuptueshme të mos e lëshoje disi veten në pijet dhe ushqimin e një martese si kjo. Eh, ç'të them për vallëzimin? Mos u shqetësoni, kjo pjesë ishte e rregulluar më së miri, gjithashtu. Pablo (Motos) ishte balerini më i miri, unë isha i dyti në klasifikim, besoj". 

Cazorla shpjegoi më pas një nga gjërat më kryesore tërheqëse të dasmës së Ramos ishin makinat e vogla elektrike me parakolp gome (luajnë fëmijët në to, në kënde të posaçme lodrash): "U kënaqa në makinat me parakolp, në të cilat nuk kisha hipur që kur isha 15 vjeç dhe nuk u tunda që aty për një orë e gjysmë".

Dhe kjo panoramë tregon se Ramos kishte një ide gjeniale për martesën e tij, që duhet të përsëritet më shpesh nga të tjerët, duke përfshirë edhe ndalimin e telefonave celularë. Vetëm një njeri iu lejua ta kishte telefonin celular me vete, presidentit të Real Madridit, Florentino Perez. Pra, edhe futbollistët janë tamam si ne, kur është fjala për një martesë të tillë, kur fotot dhe videot e pautorizuara nuk lejoheshin, madje parandaloheshin objektivisht. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat