A jeni gati për “Luj çyçek” nga artisti unik Baron me Jiss_Sheppat?

Mediale Vip

A jeni gati për “Luj çyçek” nga artisti unik Baron me Jiss_Sheppat?

Nga: Maksim Gjokaj Më: 20 qershor 2019 Në ora: 20:15
Baron me Jiss_Sheppat

Një tjetër projekt muzikor shumë i bukur dhe unik do të këtë fundjavë. Është artisti Baron i cili ka gati këngën me titull "Luj çyçek" në stilin regaton në bashkëpunim me dy artistë gjerman Jiss - Sheppat ku do të vijë në kanalin youtube me një super video realizuar në Gjermani ku edhe jeton artisti ndërsa emri i tij i vërtetë është Selatin Gashi me origjinë nga Prishtina.

Kënga është punuar si Mix and Master by Diversity Sound me teks dhe ide nga vetë Baron e do të jetë e kenduar në shqip dhe gjermanisht si mix.

Kjo do të jetë projekti i tij muzikor me video i 20-të pas atij të parafundit "Albanische Mafia" që u prit dhe komentua mjaft.

Të gjithë janë kureshtarë të presin projektin e tij më të ri pasi që nga titulli dhe trailer që ka postuar vetë këngëtari duhet se do të jetë diçka speciale.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat