Fejohet futbollisti Arbër Zeneli

Mediale Vip

Fejohet futbollisti Arbër Zeneli

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 23:51
Arbër Zeneli është fejuar sot me të dashurën e tij.

Futbollisti i Kombëtarës së Kosovës, Arbër Zeneli, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai është fejuar sot me të dashurën e tij.

Vetë anësori i ekipit francez Reims e ka bërë të ditur nepëmjet një postimi në rrjetin social Instagram.

Image

Arbëri me këtë rast ka marrë shumë urime nga bashkëlojtarët dhe tifozët e shumtë.

Zeneli është ndër lojtarët kryesor që ka udhëhequr Kosovën në Ligën e Kombeve.

Numri 10 i “Dardanëve” ka dhënë kontribut të madh edhe në rrugën e verdhë e kaltërve drejt kualifikimeve për në “EURO 2020”.

Arbër Zeneli u lëndua në ndeshjen ndaj Bullgarisë dhe pritët t’i mungojë Kosovës nga gjashtë deri në nëntë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat