Shia dhe Dakota së bashku në filmin e ri

Mediale Vip

Shia dhe Dakota së bashku në filmin e ri

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 23:54
Dakota Johnson dhe Shia LaBeouf.

Është publikuar trajlleri i filmit “The Peanut Butter Falcon, ku luajnë Dakota Johnson dhe Shia LaBeouf.

Ky film është përshkruar si “histori aventure  e stilit modern të Mark Tëain”.

Ja një përmbledhje: Zac (Zack Gottsagen), një djalë i ri me sindromën Down, ikën nga spitali për ta ndjekur ëndrrën e tij për të ndjekur shkollën profesionale të mundjes së idhullit të tij, The Salt Water Reedneck.

Një kthesë e çuditshme e ngjarjeve e çon atë në rrugë me Tyler (LaBeouf), që sapo ka ikur nga ligji, i cili bëhet trajner dhe aleat i Zakut.

Ata së bashku i ikin kapjes, pijnë uiski, e gjejnë Zotin, kapin peshq dhe e bindin Eleanor (Johnson) – një punonjëse të sjellshme të shtëpisë së kujdesit që është e ngarkuar me kthimin e Zakut, t’i bashkangjitet në udhëtimin e tyre.

Filmi pritet të dalë në kinema me datën 9 gusht.

Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme për ta parë trajllerin e këtij filmi:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat