Ish-i i Bellas tani frikësohet për fotografitë e tij nudo

Mediale Vip

Ish-i i Bellas tani frikësohet për fotografitë e tij nudo

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 00:16
Bella Thorne dhe Mod Sun

Mod Sun ka filluar të shqetësohet për fotografitë e tij personale pasi ish e dashura e tij, Bella Thorne, i zbuloi të sajat kur një hacker u përpoq ta  zhvaste.

“Nëse telefoni i saj është hackuar, jam disi i frikësuar që “të palarat” e mia do të përfundojnë online. Për fat të mirë më është thënë se organin gjenital e kam të mrekullueshëm, por Whoopi Goldberg ka folur shumëçka. Nuk do të dërgoj më fotografi të çmendura”, deklaroi reperi 32-vjeçar për TMZ.

Ai po ashtu e diskutoi vendimin e Bella’s duke thënë se ai nuk do ta bënte të njëjtën gjë: “Do t’ia lija kohës që të përkujdesej, por secili e bën ndryshe dhe në mënyrën e vet”, sqaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat