‘Gylsereni’ konfirmon: Jam e lumtur, së shpejti do të martohem

Mediale Vip

‘Gylsereni’ konfirmon: Jam e lumtur, së shpejti do të martohem

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 00:43
Nurgul Yesilcay

Tashmë më nuk po e fshehin lidhje e tyre romantike, ku dyshja duken më të lumtur se kurrë në jetë.

Bëhet fjalë për Nurgul Yesilcay, e cila është në lidhje me producentin filmik turk, Necati Kocabay.

Madje, dyshja e kinematografisë turke tashmë kanë vendosur që të kurorëzojnë lidhjen e tyre me një martesë.

Këtë e ka konfirmuar vetë aktorja duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve pasi i kishte rastisur në rrugët e Stambollit.

“Gjithçka po shkon siç kemi planifikuar. Fëmijët dhe Necati kanë krijuar një marrëdhënie të shëndosh”, tha fillimisht aktorja turke.

“Gylsereni”, siç njihet më mirë te shqiptarët, ka konfirmuar shkrimet e mediave se “kam pranuar propozimin për martesë dhe se shumë shpejt do të kurorëzohemi”.

Nurgul tashmë është duke punuar në projekte të reja të kinematografisë turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat