I vënë në dukje peshën, Bebe Rexha ju kthen përgjigje të gjithë atyre që e paragjykojnë - Bota Sot
I vënë në dukje peshën, Bebe Rexha ju kthen përgjigje të gjithë atyre që e paragjykojnë

Mediale Vip

I vënë në dukje peshën, Bebe Rexha ju kthen përgjigje të gjithë atyre që e paragjykojnë

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 06:55
Bebe Rexha

Bebe Rexha është ndër të paktët personazhe që ka preferuar të flasë hapur për problemet e shumta që ka hasur në përditshmëri apo në karrierë për shkak të paragjykimeve për peshën.

Artistja është përpjekur të japë gjithmonë mesazhe sensibilizuese për vajzat, që secila të ndjehet mirë me trupin që ka. Por siç duket një koment i bërë nga dikush e ka shqetësuar shumë këngëtaren, ndaj ajo ka vendosur t’i përgjigjet gjatë përmes postimeve në ‘Instastory’.

Dikush i ka vënë në dukje Bebes peshën duke i treguar se ka shtuar shumë kohët e fundit. Këngëtarja e ka pranuar publikisht këtë gjë, por ka kërkuar që njerëzit të mos gjykojnë pa ditur arsyet e shtimit në peshë.

“Më pëlqen të ha dhe nuk mund ta mohoj këtë. Por ju nuk i dini historitë e të gjithëve. Të shkuarën e njerëzve, varësitë e tyre, marrin apo jo ilaçe që i bëjnë të shtojnë në peshë. Depresioni. Kështu unë përpiqem të mos i gjykoj të tjerët. Por kjo më lëndon ndjenjat, sepse unë kam fituar shumë peshë, por është shumë e vështirë ta humbasë. Pesha ka qenë diçka e vështirë për mua, qëkur kam qenë vajzë e vogël. Po është një rrugë e gjatë dhe unë nuk do të fshihem pas një guri sepse kam fituar peshë. Unë do të stërvitem dhe do të kem ditë të mira dhe ditë të këqija”, ka shkruar Rexha në postimet e saj. Kohët e fundit ajo ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka filluar të stërvitet intensivisht sa herë që gjen mundësinë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...