Kate dhe William në krizë? Dukesha mesazh të koduar për të shoqin nga televizioni

Mediale Vip

Kate dhe William në krizë? Dukesha mesazh të koduar për të shoqin nga televizioni

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 10:19
Kate dhe William

Atmosferë krize në martesën mes princit William të Anglisë dhe Kate Middleton.

Pas aparencës së familjes perfekte, fshihen trazira dhe dyshime tradhtie. Kjo pasi flitet se William, ka lidhje me ish-modelen Rose Hanbury.

Por dukesha e Cambridge fsheh çdo shqetësim, madje nga televizioni i përcolli një lloj mesazhi të koduar të shoqit.

E ftuar në emisionin për fëmijë “Blue Peter”, i cili transmetohet në CBBC, ajo iu dedikua kopshtarisë dhe befas mblodhi një tufë me kule të cilat në Angli njihen si “sweet William” (William i ëmbël) dhe që janë simbol i besnikërisë dhe ndershmërisë.

SIpas mediave rozë këto lule nuk ishin rastësi, por një mesazh i drejtpërdrejtë për princin.

Zërat për një tradhti të mundshme nga ana e William u shtuan pasi prej kohësh thuhet se ish-modelja Rose Hanbury është ndarë nga David Rocksavage, markez i Cholmondeley me të cilin ishte e martuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat