Aktori shqiptar arrin sukses ndërkombëtar! Shfaqet në revistën prestigjioze botërore

Mediale Vip

Aktori shqiptar arrin sukses ndërkombëtar! Shfaqet në revistën prestigjioze botërore

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 10:35
Blerim Destani

Blerim Destani është një nga shqiptarët që ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare. Aktori ka luajtur role nga më të shumta në film, madje edhe përkrah yjeve botërorë. Së fundmi Blerimi ka pasur fatin të aktrojë me dy nga legjendat e kinematografisë, Morgan Freeman dhe John Travolta në filmin “Poison Rose”.

Këtë Destani e cilëson si ëndërr të bërë realitet, sepse të punosh përkrah aktorëve më të njohur botërorë do të thotë shumë për të. Për të folur më shumë për këtë eksperiencë, Blerimi është bërë pjesë e revistës amerikane “Bella”.

Aktori ka treguar për lexuesit se është me origjinë shqiptare dhe se ai ka lindur në Gjermani, sepse familja e tij ka emigruar shumë shpejt.

Blerimi ka rrëfyer se punën me aktrimin e ka nisur që në moshën 13-vjeçare dhe gjithmonë e ka pasur ëndërr të luante në një film me aktorë të famshëm. Më tej ai ka zbuluar se do të donte shumë që në të ardhmen të kishte një rol në një film ku do të luan Meryl Streep, Denzel Washington, Daniel Day-Lewis, Sean Penn, Robert DeNiro apo Al Pacino. Destani ka treguar se tashmë po negocion për disa projekte ndërkombëtare, por nuk ka ende diçka konkrete.

Kujtojmë se më herët Blerimi ka luajtur në filma të tjerë shumë të njohur si “Blind”, “Spielmacher” etj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat