Cristiano Ronaldo paguan vilë 8000 euroshe për një natë në Greqi

Mediale Vip

Cristiano Ronaldo paguan vilë 8000 euroshe për një natë në Greqi

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 10:57
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

Gjatë kësaj jave, Cristiano Ronaldo është parë duke shijuar një pushim mjaft të mirë.

Me debutimin e tij në Itali, Ronaldo e ndihmoi Juventusin drejt titullit të Kampionit të Italisë, duke shënuar 21 gola në 31 ndeshje.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Enjoy the view ??‍♂️???

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Por, ai nuk ishtë në gjendje që ta udhëhiqte “Zonjën e Vjetër” drejt titullit të Ligës së Kampionëve – përkundër hetrickut të tij në 1/16 të finales kundër Atletico Madridit, ndeshje të cilën Juventusi e ktheu rezultatin nga 2-0 ne 3-2 në rezultat të përgjithshëm nga të dy ndeshjet.

Megjithatë, në ndeshjen finale të sezonit, ai hoqi Ligën e Kombeve të UEFA-s pasi që pala e tij e Portugalisë mundi Holandën 1-0 në finale.

Pas këtyre angazhimeve të shumta që kishte, kjo nuk do të thotë që Ronaldo bëri pushim të gjatë.

34-vjeçari së fundmi ka publikuar një sërë imazhesh duke punuar, derisa ishte në pushime. Por, kur ai zgjodhi të pushonte, zgjodhi një vend tejet luksoz.

Gazeta spanjolle El Español ka publikuar detaje dhe video brenda villës luksoze në Greqi, ku vetëm një natë kushton 8000 euro.

Ai ka qëndruar atje për shtatë netë bashkë me të dashurën e tij, madje kjo e fundit shpenzoi 56 mijë euro për një natë në një akomodim e vetme.

Ky resort ka afro tre dhoma “që i ofron mysafirëve shërbime komode dhe një privatësi totale”. Vendi gjithashtu ofron shërbime te tjera brenda 24 orëve, shërbimin deri të aeroporti , mëngjesin, drekën dhe darkën.

Ndryshe, Georgina dhe Ronaldo janë prindër të një fëmije të quajtur Alena Martina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat