Supermodelja Bar Refaeli shtatzënë për herë të tretë

Mediale Vip

Supermodelja Bar Refaeli shtatzënë për herë të tretë

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 15:35
Bar Refaeli

Bar Refaeli do të bëhet edhe njëherë nënë.

Supermodelja e lindur në Izrael ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin Adi Ezra përmes një videoje në llogarinë e saj në Instagram.

“Oops, e bëra sërish”, ka shkruar ajo poshtë kësaj videoje.

Ky lajm vjen pas një periudhe problematike për Refaelin pasi ajo mund të përballet me mashtrimet me taksa dhe dëshmi të rreme. Ajo ishte arrestuar nën akuzat për evazion fiscal në vitin 2015.

Supermodelja që ka ngjitur pasarelat më të njohura në botë ka dy vajza – Liv (2) dhe Elle (1) me bashkëshortin e saj që është një biznismen izraelit.

Ajo ishte më herët në lidhje dashurie me Leonardo DiCaprio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat