Pa prisni pak! Dikur i këndonte, tani Noizy dhe Era Istrefi sjellin super hitin bashkë? Rrjeti po ''çmendet''

Mediale Vip

Pa prisni pak! Dikur i këndonte, tani Noizy dhe Era Istrefi sjellin super hitin bashkë? Rrjeti po ''çmendet''

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 15:46
Era dhe Noizy

Ata janë padiskutim dy ndër artistët më të preferuar të publikut shqiptarë. Noizy dhe Era Istrefi dëgjohen kudo ku ka shqiptarë dhe këngët e tyre janë kthyer në hite e kjo shihet fare mirë në platformën YouTube ku kanë gjeneruar me miliona klikime.

Por e imagjinoni se çfarë hiti do ishte nëse Era dhe Noizy do bashkëpunonin bashkë. Në rrjetet sociale ka qarkulluar së fundmi një video ku Era dhe Noizy shihen në një studio muzikore teksa po qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

Kaq mjaftuar kjo dhe menjëherë është përhapur lajmi se dyshja po punon për një projekt të ri muzikor, që me siguri do të kthehet në super hit.

Kujtojmë që në këngën e tij “Bora”, Noizy e ka përmendur Erën teksa këndon: Diamanta te dora, sexy si Nora, e bukur si Era, Rita Ora”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat