Dua Lipa me dedikim emocionues për refugjatët

Mediale Vip

Dua Lipa me dedikim emocionues për refugjatët

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 16:12
Dua Lipa

Dua Lipa padyshim është një nga këngëtaret, e cila po na bën të gjithëve krenarë si komb me arritjet e saj në botë.

Ajo është gjithashtu edhe fituesja e dy çmimeve Grammy, së fundmi dhe një nga artistet më të dëgjuara në platformat muzikore.

Këngëtarja është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë adhuruesit e saj foto dhe video të ndryshme si nga jeta e saj profesionale po ashtu dhe nga ajo private.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

In April I was lucky enough to have the most inspiring experience in Lebanon with @unicef. I met refugee children and young people and saw for myself how strong and brave they are adapting to any circumstance they find themselves in because of conflict. When the numbers of refugees are so shocking – estimated at around 70 million worldwide – it is important to remember that no family or child chooses to leave their home. All children need a safe place to learn, play and reach their full potential. UNICEF is keeping children safe and protected and helping them to keep smiling and laughing. On #WorldRefugeeDay, my message to young refugees everywhere is you are already stronger than you know you are. We are standing right beside you. #WorldRefugeeDay #WRD2019 @unicef

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Ajo tashmë është angazhuar edhe me UNICEFIN për t’iu ardhur në mbrojtje fëmijëve, të cilët nuk kanë mbështetje dhe detyrohen të ikin nga shtëpitë e veta për shkak të luftës.

Së fundmi, ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit e cila shfaqet e veshur me të zeza dhe në duar mban disa lule të cilat po jua shpërndan disa fëmijëve të cilët janë refugjatë.

Po ashtu, na ka emocionuar të gjithëve me dedikimin emocional që ju ka bërë refugjatëve.

“Në prill isha me shumë fat që pata mundësi të kisha një eksperiencë në Liban me UNICEF-in. Kam njohur fëmijë refugjatë dhe të rinj, dhe e pashë se sa të fortë e të guximshëm ishin që t’i përshtateshin çdo rrethane në konflikt. Mesazhi im për refugjatët është se ju tashmë jeni më të fortë se sa mendoni që jeni. Të gjithë fëmijëve ju nevojitet një vend i rehatshëm për të pushuar, të luajnë. UNICEF po i mban fëmijët të mbrojtur dhe i bën të buzëqeshin. Ne jemi prapa jush”- ka shkruar këngëtarja, 23-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat