Prokuroria zvicerane ia bllokon të gjitha xhirollogaritë bankare Loredana Zefit

Mediale Vip

Prokuroria zvicerane ia bllokon të gjitha xhirollogaritë bankare Loredana Zefit

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 16:37
Loredana Zefi

Gjykata e Kantonit të Luzernit ka treguar se zyra e Prokurorit Publik ia ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare, këngëtares kosovare Loredana Zefi.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi zviceran ‘zentralplus.ch’, duke treguar se ky vendim i autoriteteve zvicerane është marrë për shkak të dyshimeve se e pasuria e Loredana Zefit ka prejardhje të dyshimtë.

Të gjithë këto veprime të autoriteteve zvicerane vijnë lidhur me hetimet që po bëhen rreth përfshirjes së këngëtares në mashtrimin e një qifti zviceran.

Ndërkohë një vendim të tillë në Gjykatë e ka kundërshtuar Loredana Zefi, pasi që ajo tashmë nuk do të ketë çasje në gjirollogaritë e saj bankare, dhe me shumë gjasë nuk do të ketë para as për të paguar avokatin e saj.

Mediumi zviceran shkruan se Zefi ka bërë kërkesë kundër bllokimit të xhirllogarive të saj, megjithatë një gjë e tillë është hedhur poshtë.

Duke parë një gjë të tillë, Loredana ka bërë kërkesë që për rastin e saj të angazhohet një avokat shtetëror që punon falas.

Hetimet lidhur me këtë rast siç shkruan ‘zentraplus.ch’, do të marrin një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat