Flet avokati Tomë Gashi pas lajmit për bllokimin e xhirollogarive të Loredana Zefit

Mediale Vip

Flet avokati Tomë Gashi pas lajmit për bllokimin e xhirollogarive të Loredana Zefit

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 17:49
Tomë Gashi dhe Loredana

Gjykata e Kantonit të Luzernit ka bërë të ditur se zyra e Prokurorit Publik ia ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare, këngëtares Loredana Zefi.

Është mediumi zviceran “Zentraplus.ch“, ai që ka bërë të ditur lajmin, ku ka treguar se ky vendim është marrë përshkak se pasuria e Loredanës është e dyshimtë sipas autoriteteve zvicerane.

Zakonisht, autoritetet e përdorin këtë mënyrë kur ekziston dyshimi se paratë në llogaritë e tyre vijnë nga një krim. Prokuroria aktualisht është duke zhvilluar një padi për mashtrim dhe kërcënime kundër Loredana Zefit.

Media ka kontaktuar avokatin e Loredanës, Tomë Gashi, për bllokimin e xhirollogarive, mirëpo i njëjti është shprehur se nuk beson të jetë e vërtetë kjo gjë, por edhe nëse po atëherë është procedurë normale dhe bëhet në të gjithë botën.

“Absolutisht nuk besoj se kjo është e vërtetë. Por edhe nëse ka ndodhur, bllokimi i xhirollogarive bankare të kujtdo qoftë është një procedurë e rregullt dhe normale kur kemi të bëjmë me një çështje të hetimit. Këto procedura zhvillohen kudo në botën e civilizuar. Posaçërisht kur kemi të bëjmë me çështje që ndërlidhen me paqartësi financiare. Në fund të hetimit do të konstatohet apo vërtetohet se a kemi të bëjmë me çështje civilo-juridike apo penalo-juridike”, u shpreh Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat