Projekti muzikor me Duan, Beben dhe Avan, Rita Ora: Do jetë një moment magjik!

Mediale Vip

Projekti muzikor me Duan, Beben dhe Avan, Rita Ora: Do jetë një moment magjik!

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 21:29
Dua, Bebe, Ava, Rita Ora

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha, para disa kohësh u propozoi 3 këngëtareve të tjera shqiptare, të suksesshme në botë, të bënin një bashkëpunim.

Bebe Rexha ftoi për një projekt të përbashkët, Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max.

Të gjitha këngëtaret u dakordësuan që të sillnin një hit, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.

Projekti mesa duket do të realizohet, por Rita Ora tregon se ende nuk është nisur. Në një intervistë për mediat e huaja, Rita Ora ka thënë: “Nuk kemi filluar akoma të punojmë për bashkëpunimin, por do të ishte shumë mirë. Ne jemi të gjitha shqiptare dhe sigurisht se do të ishte një moment magjik për shqiptarët.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat