Labi xhiron klipin e ri: Prisni goditjet në zemër

Mediale Vip

Labi xhiron klipin e ri: Prisni goditjet në zemër

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 23:36
Labinot Tahiri

Labinot Tahiri po finalizon këngën e re.

Labinot Tahiri përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se po vjen me një projekt të ri muzikor.

Këngëtari ka publikuar imazhe nga prapaskenat e xhirimit të klipit të një balade, që është pjesë e albumit të tij të ri.

Image

“Duke xhiruar klipin e baladës së re nga albumi im i radhës. Kënga “Faleminderit Për Ditët e mira”. Prisni goditjet në zemër rend me rend klipet e reja dhe këngët që shërojnë tingujt e veshëve se jeni lodhur me…”, ka shkruar ndër të tjera Labi.

Ai shton edhe fjalët “Ju duaaaa Publik që më ruajtët në çdo rrethanë e rrugë. Zoti ju bekoftë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat