Martohet Nicki Minaj

Mediale Vip

Martohet Nicki Minaj

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:03
Nicki Minaj

Nicki Minaj zbulon se ajo dhe i dashuri i saj, Kenneth Petty janë martuar.

Reperja i është referuar të dashurit të saj me “bashkëshorti”, shkruan People.

Nicki Minaj zbuloi në “Queen Radio” se ajo dhe Kenneth Petty janë kurorëzuar.

“Ne morëm lejen tonë të martesës,” tha Minaj, 36 vjeç. “Unë mendoj se kjo ishte ajo që po kërkoja, vetëm lumturi. Ishte kaq e vështirë për të shkuar në një vend të lumtur.Tani unë jam aty, unë nuk dua të bëjë kompromise për askënd dhe për asgjë”, ka thënë ajo.

Dyshja janë në lidhje që prej dhjetorit të vitit të kaluar, së paku sipas fotografive që Minaj postoi në Instagram.

Për ndryshe, Nicki Minaj ka publikuar së fundi videoklipin e këngës “Megatron”, ku erdhi e ‘nxehtë’ në vaskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat