Tre të dashura në Spanjë, Courtois kapet sërish “mat” me një "bombë"

Mediale Vip

Tre të dashura në Spanjë, Courtois kapet sërish “mat” me një "bombë"

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 07:27
Thibaout Courtois me te dashurat

Thibaout Courtois u nda nga gruaja e tij, para se të transferohej tek Real Madridi. Prej asaj kohe një sërë historish rozë kanë prekur portierin belg.

Në fillim e nisi me prezantuesen Alba Carrillo, por pak ditë më vonë shpërtheu një sherr publik mes tyre, sepse Courtois e mohoi lidhjen me të në një deklaratë për media.

Nuk kaloi shumë kohë dhe 27-vjeçari u hodh në krahët e modeles Liz Emiliano. Gjithsesi edhe kjo aventurë nuk ka zgjatur shumë.

Tani vera erdhi, koha për plazh dhe rreze dielli. Courtois është zhvendosur në Ibiza, së bashku me disa miq të tij dhe është parë në shoqërinë e një femre tjetër, me të cilën duket shumë i afërt, por ende nuk është zbuluar identiteti i saj.

Epo, donzhuan lind, nuk bëhesh!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat