Aktorja e njohur, Lindsay Lohan, para disa dite në rrjetin social Twitter kishte komentuar veshjen e aktores, Zendaya në MET Gala 2019.
Lohan ironizoi me veshjen e Zendayas duke thënë që ajo kishte kopjuar dizajnin e fustanin të aktores, Claire Danes e cila e veshi në Met Gala të 2016-së.
Zendaya këtë vit ishte veshuar si personazhi kryesor tek përralla E përhitura.
Të shtunën në Daily Telegaph, Zenday kishte thënë nuk është ndjerë keq për këto fjalë të Lohan.
“Unë nuk u ndjeva keq nga ajo dhe kjo nuk më bëri të trishtuar, sepse unë nuk kam asnjë ide se çfarë presioni po kalon ajo”, tha Zendaya.