Vesa Smolica vjen në bashkëpunim me DJ Dagz dhe DJ PM

Mediale Vip

Vesa Smolica vjen në bashkëpunim me DJ Dagz dhe DJ PM

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 21:15
Vesa Smolica

Treshja Vesa Smolica, DJ Dagz dhe DJ PM, kanë lansuar këngën e tyre të pare në bashkëpunim me titullin “Mora Testin” që është ripërpunim i këngës së Nexhmije Pagarushës e sjellë në version të veçantë vokalisht nga Vesa.

Videoklipi është realizuar me qellim të promovimit të bukurive natyrore nga Agon Nimani, ndërkaq producentë të këngës janë Rzon, Dagz dhe PM.

Miksimi dhe masterizimi i këtij projekti është realizuar nga Don Gima.

“Tjetra” është titulli i një prej realizimeve më të fundit të Vesa Smolicës që u publikua me videoklip në muajin mars.

Nga ana tjetër, në verën e kaluar, DJ Dagz dhe DJ PM kishin lansuar bashkëpunimin me Elinel, “Gangsta”, që e solli reperin në një version ndryshe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat