E gjithë vëmendja te e dashura e Ronaldos, Georgina pushton faqet rozë me fotografitë me bikini

Mediale Vip

E gjithë vëmendja te e dashura e Ronaldos, Georgina pushton faqet rozë me fotografitë me bikini

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 22:03
Georgina Rodriguez

Cristiano Ronaldo është duke i vazhduar pushimet luksoze me familjen e tij, ndërsa së fundmi vëmendjen e ka marrë partnerja e tij, Georgina Rodriguez.

Superylli i Juventusit ka arritur në rivierën franceze, gjegjësisht në St Tropez, ku ka ankoruar jahti i tyre.

Pas një kohe të kaluar në Greqi, Ronaldo dhe Georgina, kanë udhëtuar drejt Francës, ndërsa krahas paparacive, edhe vet ata i kanë mbajtur të informuar fansat përmes fotografive të shpërndara në rrjetet sociale.

Bukuroshja 25-vjeçare është bërë temë në faqet rozë falë imazheve me bikini që i ka publikuar në Instagram, por edhe përmes fotografive që i kanë kapur fotoreporterët.

Ndryshe, Cristiano dhe Georgina janë në lidhje që nga viti 2016, kur ajo punonte si shitëse një dyqan të Guccit gjatë kohës kur lojtari luante në Madrid.

Çifti ka një fëmijë bashkë, vajzën njëvjeçare Alana Martina, ndërsa Ronaldo i ka edhe tre fëmijë të tjerë, Cristiano Jr dhe binjakët Eva e Mateo, të lindur me nëna surrogate.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@yamamayofficial ⚓️?❤️

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat