Carvin Harris përmend Kosovën në videon e Dua Lipës, ja çfarë thotë

Mediale Vip

Carvin Harris përmend Kosovën në videon e Dua Lipës, ja çfarë thotë

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 08:55
Carvin Harris dhe Dua Lipa

Carvin Harris e ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin ‘Sunny Hill’.

Një nga këngëtarët dhe Dj më të famshëm botëror, njëherësh shumë të suksesshëm ai Carvin Harris, pritet që ta ‘ndez’ skenën në festivalin ‘Sunny Hill’ që do të mbahet edhe sivjet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Pjesëmarrja e tij u konfirmua në faqen zyrtare të ‘Sunny Hill’ e më pas edhe vetë bëri të ditur nëpërmjet një videoje se mezi pret ta vizitojë Kosovën.

Videoja është postuar nga këngëtarja shqiptare Dua Lipa e cila ndihet e emocionuar se në Kosovë po arrin të sjell emra të famshëm në këtë mënyrë që t’i mbështes edhe të rinjtë e vendit të saj.

Kujtojmë se ai dhe Dua kanë bashkëpunuar edhe më parë së bashku, kënga ‘One Kiss’ ka thyer çdo rekord të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat